Duda Balje: Nuk kemi pasur asnjë bisedë me Kurtin për qeverinë
Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka pasur asnjë komunikim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, lidhur me formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Balje ka thënë se deri tash nuk ka pasur asnjë thirrje e as takim me Kurtin për këtë çështje. “Asnjë…

Lajme
Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka pasur asnjë komunikim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, lidhur me formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Balje ka thënë se deri tash nuk ka pasur asnjë thirrje e as takim me Kurtin për këtë çështje.
“Asnjë thirrje, asnjë takim, asnjë bisedë deri tash jo… Ka ndodh disa sene të çuditshme ditëve të fundit, se Emilija Rexhepi ka dal dhe ka thënë se zoti Kurti nuk është kundër (krijimit të një komune me shumicë boshnjake). Për mua kjo ka qenë befasi…”, ka thënë Balje në RTV Dukagjini.