Kush ishte zyrtari i EULEX-it i vrarë në 2013, për të cilin dje u kryen bastisje në veri?
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka zhvilluar një operacion policor në komunat e Zubin Potokut dhe Zveçanit, në kuadër të hetimeve për vrasjen një zyrtari të EULEX-it, A.S. më 2013. Sipas njoftimit zyrtar, janë bastisur nëntë lokacione – dy në…

Lajme
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka zhvilluar një operacion policor në komunat e Zubin Potokut dhe Zveçanit, në kuadër të hetimeve për vrasjen një zyrtari të EULEX-it, A.S. më 2013.
Sipas njoftimit zyrtar, janë bastisur nëntë lokacione – dy në Zveçan dhe shtatë në Zubin Potok – nën dyshimin për veprat penale “Rrezikimi i personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to”, “Vrasje e rëndë” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
Gjatë operacionit janë shoqëruar në polici shtatë persona, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Kush ishte zyrtari i EULEX-it i vrarë në 2013?
Audrius Senavicius, nga Lituania, ishte pjesëtari i parë i Misionit për Sundim të Ligjit i Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX), i cili është vra në krye të detyrës prej se ky mision është instaluar në Kosovë.
Ai ishte vra në një pritë, në rajonin e komunës veriore të Zveçanit më 19 shtator të vitit 2013, kur u sulmuan dy vetura të EULEX-it, teksa po ktheheshin nga pika kufitare me Serbinë në Jarinjë për në jug të Mitrovicës.
EULEX-i kishte ofruar shpërblim prej 27 mijë e 500 euro për informacionet që qojnë deri në kapjen e autorit apo autorëve të vrasjes së pjesëtarit të këtij misioni, Audrius Senavicius.
Atë kohë një ekip i përzier i hetuesve të Policisë së EULEX-it dhe Policisë së Kosovës kishin kryer hetime.
Ndërkaq në operacionin policor të zhvilluar të dielën më 19 tetor 2025, gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale sikurse: dy armë, municion, veshje me përmbajtje nacionaliste, dylbi, dokumente, pajisje elektronike të ndryshme etj.