Hoxhaj: Politika e jashtme e Kosovës është e humbur në botën e re
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, tani deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në International Strategy Forum, i mbajtur në Prishtinë, ku janë mbledhur përfaqësues nga 40 vende të ndryshme të botës. Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka ndarë përvojën e tij mbi procesin e shtetndërtimit dhe vendosjen e Kosovës në hartën ndërkombëtare…

Lajme
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, tani deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në International Strategy Forum, i mbajtur në Prishtinë, ku janë mbledhur përfaqësues nga 40 vende të ndryshme të botës.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka ndarë përvojën e tij mbi procesin e shtetndërtimit dhe vendosjen e Kosovës në hartën ndërkombëtare përmes njohjes diplomatike dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Ai ka theksuar se Kosova ka qenë dhe mbetet shembull i shtetndërtimit, por se rendi ndërkombëtar që mundësoi lindjen e saj nuk ekziston më, ndërsa rendi i ri global, ku Kosova duhet të integrohet, ende nuk ka lindur.
“Ndërsa ne kemi përfituar nga rendi liberal në të kaluarën, sot, duke jetuar mes dy rendesh botërore, politika e jashtme e Kosovës është e humbur në botën e re, duke bërë që edhe shteti më i ri të mos ndjekë më as qëllime strategjike dhe as një ide themelore se si t’i përmbushë pritjet e tij dhe t’i mbrojë interesat e tij, në një botë të pasigurt deri në Ballkan dhe Evropë,” ka shkruar Hoxhaj.
“Kosova ka qenë dhe mbetet shembull i shtetndërtimit, por rendi ndërkombëtar që mundësoi lindjen e shtetit të Kosovës nuk ekziston më dhe rendi i ri, në të cilin do të integrohet Kosova, nuk ka lindur ende. Ndërsa ne kemi përfituar nga rendi liberal në të kaluarën, sot, duke jetuar mes dy rendesh botërore, politika e jashtme e Kosovës është e humbur në botën e re, duke bërë që edhe shteti më i ri të mos ndjekë më as qëllime strategjike dhe as një ide themelore se si t’i përmbushë pritjet e tij dhe t’i mbrojë interesat e tij, në një botë të pasigurt deri në Ballkan dhe Evropë.”, ka shkruar Hoxhaj.