Ramadani: Nuk ka shumicë parlamentare, mund të ketë zgjedhje parlamentare më 14 dhjetor
Eksperti i sigurisë dhe analisti politik, Burim Ramadani ka rikujtuar se javën e ardhshme do të jetë përgjigja finale nëse Kosova do të ketë zgjedhje apo do të jetë përfundimisht në kolaps. Ai ka thënë se ndonëse të dielën e ardhshme, më 26 tetor është dita e fundit kur mund të votohet për ose kundër…

Lajme
Eksperti i sigurisë dhe analisti politik, Burim Ramadani ka rikujtuar se javën e ardhshme do të jetë përgjigja finale nëse Kosova do të ketë zgjedhje apo do të jetë përfundimisht në kolaps.
Ai ka thënë se ndonëse të dielën e ardhshme, më 26 tetor është dita e fundit kur mund të votohet për ose kundër Qeverisë Kurti 3, nuk ka shumicë parlamentare as siç thotë ai nga Qeveria në detyrë e as nga ‘opozita në detyrë’, shkruan lajmi.net.
Ramadani ka thënë se në këtë formë përcaktohet nëse Kosova po shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare e që sipas tij duhet të mbahen më 14 dhjetor.
“Këtë skenar të ngjarjes mund ta ndryshojë vetëm mundësia që Gjykata Kushtetuese të vendos Masë të Përkohshme rreth procedurës së konstituimit të Kuvendit. Në atë rast, zgjedhja e Qeverisë apo shpallja e zgjedhjeve pamundësohet për të paktën rreth një muaj. Kështu, Kosova hyn në dhjetor pa Qeveri dhe pa Parlament. Rrjedhimisht, zgjedhjet e parakohshme nuk mund të mbahen para fundit shkurtit 2026. Pra, Kosova hyn në tehun e kolapsit politik, institucional dhe buxhetor”, ka shkruar Ramadani. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: