KQZ: Mbi 50% të fletëvotimeve nga jashtë Kosovës për kryetarë të Komunave janë numëruar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se po vazhdon numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, për zgjedhjet lokale për kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale. Sipas KQZ-së, deri në ora 16:00 janë numëruar 80 kuti që përmbajnë pakot me fletëvotime të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 67 kuti…

Lajme

19/10/2025 18:51

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se po vazhdon numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, për zgjedhjet lokale për kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Sipas KQZ-së, deri në ora 16:00 janë numëruar 80 kuti që përmbajnë pakot me fletëvotime të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 67 kuti të tjera nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale.

“Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve që janë numëruar deri më tani është mbi 50% e tyre. Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/ kanë filluar të publikohen rezultatet nga numërimi i votave nga votimi jashtë Kosovës”, ka njoftuar KQZ. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: