Haziri reagon për protestën në Tiranë: Drejtësi për të gjithë – te Gjergji bashkë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas protestës mbarëkombëtare të mbajtur sot në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haziri ka ndarë një mesazh të shkurtër, por domethënës: “Drejtësi për të gjithë! Te Gjergji bashkë 🇦🇱🇽🇰.”…

Lajme

17/10/2025 22:30

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas protestës mbarëkombëtare të mbajtur sot në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haziri ka ndarë një mesazh të shkurtër, por domethënës:

“Drejtësi për të gjithë! Te Gjergji bashkë 🇦🇱🇽🇰.”

Ky reagim i tij vjen në ditën kur mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare u mblodhën në kryeqytetin shqiptar për të kërkuar drejtësi për ish-luftëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, transmeton lajmi.net.

Në protestë morën pjesë shumë figura politike nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e diaspora, duke e bërë këtë një prej manifestimeve më të mëdha të bashkimit kombëtar në vitet e fundit./lajmi.net/