Numërimi afër fundit – Tahiri po prin me 117 vota ndaj Pecit

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet për kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut po i afrohet fundit, me 102 nga 105 vendvotimet të përpunuara deri më tani, apo 97.14% të totalit, sipas të dhënave të fundit nga Qendra Komunale e Numërimit (QKN). Sipas rezultateve preliminare, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian…

Lajme

17/10/2025 16:26

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet për kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut po i afrohet fundit, me 102 nga 105 vendvotimet të përpunuara deri më tani, apo 97.14% të totalit, sipas të dhënave të fundit nga Qendra Komunale e Numërimit (QKN).

Sipas rezultateve preliminare, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, kryeson me 48.04% të votave, përkatësisht 14,905 vota të fituara, transmeton lajmi.net.

Pas tij, me një diferencë shumë të vogël, renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Faton Peci, i cili ka siguruar 47.66% të votave, apo 14,788 vota.

Në vendin e tretë renditet kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gëzim Plakolli, me 3.57% të votave (1,109 vota), ndërsa Qazim Nimani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 0.73%, apo 226 vota.

Duke pasur parasysh diferencën e ngushtë mes dy kandidatëve kryesorë, rezultati përfundimtar pritet me shumë interes, pasi mbeten edhe tri vendvotime për t’u numëruar./lajmi.net/