Tahiri: Nëntë muaj pa Kuvend për një shtet të ri është dëm i madh, Kurti është kryeministër ilegal

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar në emisionin “Kosova Live” në T7 zhvillimet e fundit politike në vend, duke theksuar se vonesat në konstituimin e institucioneve kanë sjellë pasoja të mëdha për shtetin. “Nëntë muaj pa Kuvend dhe një vit për një shtet të ri është një dëm i madh. Mirë që më në…

Lajme

17/10/2025 15:57

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar në emisionin “Kosova Live” në T7 zhvillimet e fundit politike në vend, duke theksuar se vonesat në konstituimin e institucioneve kanë sjellë pasoja të mëdha për shtetin.

“Nëntë muaj pa Kuvend dhe një vit për një shtet të ri është një dëm i madh. Mirë që më në fund u konstituua Parlamenti kaluam një fazë, por tani e kemi fazën e formimit të Qeverisë,” tha Tahiri.

Sipas saj, pengesat për krijimin e qeverisë vijnë nga mënyra e të menduarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Me mendjen e Kurtit, Qeveria nuk bëhet nëse ai nuk bëhet përsëri kryeministër. Një mendje e shkurtërpamë, që po e çon vendin drejt krizës së re. Po flitet madje edhe për zgjedhje nacionale,” u shpreh ajo.

Tahiri shtoi se edhe vizita e presidente­s së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka pasur ndikim në situatë.

“Ajo e bëri të qartë se institucionet duhet të formohen sa më shpejt. Nuk pranoi t’i shkonte në zyrë Kurtit, duke ia bërë me dije se është kryeministër ilegal. Edhe ne, si opinion politik, e kemi theksuar gjithmonë këtë fakt – por ai ka vazhduar të ushtrojë pushtetin në mënyrë jolegjitime,” përfundoi Edita Tahiri.