360 kg mish dhe 96 bombola gazi të padeklaruara ndalohen në kufi në Vërmicë

Gjatë një kontrolli rutinë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar, ku është zbuluar një sasi e konsiderueshme mallrash të padeklaruara. Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, edhe pse personi përgjegjës kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim, kontrolli fizik i automjetit zbuloi të kundërtën. Në…

Lajme

17/10/2025 11:24

Gjatë një kontrolli rutinë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar, ku është zbuluar një sasi e konsiderueshme mallrash të padeklaruara.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, edhe pse personi përgjegjës kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim, kontrolli fizik i automjetit zbuloi të kundërtën. Në automjet janë gjetur të fshehura:

360 kilogramë mish qafe derri (pa kocka)

96 bombola gazi për përdorim shtëpiak, secila me përmbajtje 190 gram

Mallrat ishin të pashoqëruara me faturë apo ndonjë dokumentacion përcjellës që do të vërtetonte prejardhjen apo destinimin e tyre. Si rezultat, ato janë ndaluar nga autoritetet doganore deri në përfundimin e procedurave të nevojshme ligjore.

Ndaj personit të përfshirë është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK)./Lajmi.net/