Një i lënduar nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë dy automjete, duke lënë të lënduar një person. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. “Rreth orës 08:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut (autostradës), njofton se…

Lajme

17/10/2025 09:05

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë dy automjete, duke lënë të lënduar një person.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 08:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut (autostradës), njofton se në autostradën për Shqipëri, drejtimi Prishtinë-Prizren (km i 25), ka ndodhur aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore,” tha Krasniqi.