NATO: Në Ballkan nuk lejojmë vakuum të sigurisë

Ballkani është lartë në agjendën e NATO-s. Kështu ka thënë një zyrtar i Aleancës Veri-Atlantike në një takim me gazetarë nga Ballkani Perëndimor të mbajtur në selinë e saj. ”Ballkani është një çështje strategjike për aleancën dhe nuk do të lejojmë që të ketë vakuum në siguri” , është shprehur ky zyrtar. Në këtë takim…

Lajme

15/10/2025 12:32

Ballkani është lartë në agjendën e NATO-s. Kështu ka thënë një zyrtar i Aleancës Veri-Atlantike në një takim me gazetarë nga Ballkani Perëndimor të mbajtur në selinë e saj.

”Ballkani është një çështje strategjike për aleancën dhe nuk do të lejojmë që të ketë vakuum në siguri” , është shprehur ky zyrtar.

Në këtë takim është folur edhe për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit dhe është bërë thirrje që ata që e kryen sulmin të mbahen përgjegjës, sikurse edhe për sulmet mbi ushtarët e KFOR-it në pjesën veriore gjatë atij viti.

Zyrtari i NATO-s ka bërë thirrje për vazhdim të dialogut në mes të akterëve në këtë pjesë të Evropës, si e vetmja alternativë për zgjidhje afatgjata.

Këto deklarata erdhën në suaza të Samitit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.