LDK në Podujevë: Balotazhi i arritur – kishim pritshmëri më shumë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë ka deklaruar se kishte pritshmëri më të mëdha nga zgjedhjet e sotme, ndonëse kanë arritur të sigurojnë pjesëmarrjen në balotazh. Nga kjo degë është theksuar se ndonëse kalimi në balotazh është i rëndësishëm, nuk konsiderohet si fitore përfundimtare, duke shtuar se puna vazhdon edhe më tej. Kandidati…

Lajme

12/10/2025 19:33

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë ka deklaruar se kishte pritshmëri më të mëdha nga zgjedhjet e sotme, ndonëse kanë arritur të sigurojnë pjesëmarrjen në balotazh.

Nga kjo degë është theksuar se ndonëse kalimi në balotazh është i rëndësishëm, nuk konsiderohet si fitore përfundimtare, duke shtuar se puna vazhdon edhe më tej.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka bërë të ditur për klankosovën se deri në orën 20:00 nuk ka ndonjë rezultat konkret dhe se atëherë mund të dalin me të dhëna më të qarta për këtë komunë.