Veç 9 vota për- Slavko Simiq dështon të bëhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës
Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca e radhës me 105 deputetë të pranishëm. Me këtë rast, përfaqësuesi i Listës Serbe ka propozuar si kandidat për nënkryetar të komunitetit serb, Slavko Simiq, transmeton lajmi.net. Simiq u vu në propozim dhe mori 9 vota për, 54 kundër dhe 42 abstenime. Kësisoj Simiq nuk mori vota të…

Lajme
Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca e radhës me 105 deputetë të pranishëm.
Me këtë rast, përfaqësuesi i Listës Serbe ka propozuar si kandidat për nënkryetar të komunitetit serb, Slavko Simiq, transmeton lajmi.net.
Simiq u vu në propozim dhe mori 9 vota për, 54 kundër dhe 42 abstenime.
Kësisoj Simiq nuk mori vota të mjaftueshme për nënkryetar të Kuvendit./Lajmi.net/