Kadri Kryeziu: Në mungesë të Listës Serbe, Rashiq mund të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit përmes shortit dhe me 61 vota
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se, nëse Lista Serbe nuk paraqet kandidat për nënkryetar të Kuvendit, Nenad Rashiq mund të zgjidhet në këtë pozitë përmes procedurës së shortit, e cila shërben si mekanizëm zhbllokues për konstituimin e Kuvendit. Sipas tij, vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është i qartë: në mungesë të…

Lajme
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se, nëse Lista Serbe nuk paraqet kandidat për nënkryetar të Kuvendit, Nenad Rashiq mund të zgjidhet në këtë pozitë përmes procedurës së shortit, e cila shërben si mekanizëm zhbllokues për konstituimin e Kuvendit.
Sipas tij, vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është i qartë: në mungesë të një propozimi nga Lista Serbe, Kuvendi mund të zgjedhë kandidatin nga radhët e deputetëve serbë që kanë ulëse të garantuara.
“Nëse në këtë proces Rashiq merr 61 vota, zgjedhja e tij do të ishte plotësisht kushtetuese dhe përfundimtare, pavarësisht qëndrimit të Listës Serbe”, ka theksuar Kryeziu.
Ai ka sqaruar se Kushtetuta kërkon që nënkryetari i Kuvendit të vijë nga deputetët që mbajnë ulëse të rezervuara për komunitetin serb, por jo domosdoshmërisht nga Lista Serbe.
Sipas Kryeziut, procedura e ndjekur deri më tani nga Kuvendi ka qenë e rregullt dhe çdo deputet nga komuniteti serb që siguron shumicën e votave të deputetëve është i zgjedhur në mënyrë legjitime dhe kushtetuese.