Incident fizik në Komunën e Gjakovës – përfshihen nënkryetari Flamur Fetahaj dhe përfaqësuesi i PDK-së, Berat Hadri
Një incident fizik ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të objektit të Komunës së Gjakovës, ku dyshohet se janë përfshirë nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj, dhe përfaqësuesi i PDK-së në Komisionin Komunal Zgjedhor (KKZ), Berat Hadri. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ku…

Lajme
Një incident fizik ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të objektit të Komunës së Gjakovës, ku dyshohet se janë përfshirë nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj, dhe përfaqësuesi i PDK-së në Komisionin Komunal Zgjedhor (KKZ), Berat Hadri.
Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ku tha se rreth orës 16:10 është raportuar për një incident fizik te objekti i Komunës së Gjakovës.
“Rreth orës 16:10, në afërsi të objektit komunal në Gjakovë, është raportuar një incident fizik, ku një zyrtar komunal është sulmuar nga një person i dyshuar – mashkull kosovar. Zyrtari ka marrë trajtim mjekësor dhe, sipas raporteve, ka pësuar lëndime të lehta”, ka deklaruar Elezaj.
Policia është duke trajtuar rastin, ndërsa motivet e konfliktit mbeten ende të paqarta./Lajmi.net/