Deputeti i VV-së thotë pas zgjedhjeve lokale do ta formojnë qeverinë
Halil Thaqi- kandidat i LVV-së për Obiliq dhe njëherësh deputet i Kuvendit ka deklaruar se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale LVV së bashku me ndonjë parti opozitare do ta formojë qeverinë. Thaqi pret se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, kuvendi të konstituohet dhe qeveria të formohet. Derisa, ai shtoi se partitë opozitarë kanë pasur qëllimin…

Lajme
Halil Thaqi- kandidat i LVV-së për Obiliq dhe njëherësh deputet i Kuvendit ka deklaruar se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale LVV së bashku me ndonjë parti opozitare do ta formojë qeverinë.
Thaqi pret se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, kuvendi të konstituohet dhe qeveria të formohet.
Derisa, ai shtoi se partitë opozitarë kanë pasur qëllimin që të shkojnë në zgjedhje lokale pa themelimin e institucioneve të Kosovës.
Në fund, deputeti tha se në këto zgjedhjet lokale VV-ja do t’i fitojë shumicën e komunave të Kosovës.