Edita Tahiri: Mashtrimi i Kurtit mbërriti në Amerikë, iu kërkoi lëmoshë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, e ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se mashtrimi i tij ka mbërritur deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tahiri tha se Kurti iu tregoi amerikanëve pse e kanë pezulluar dialogun strategjik, e që sipas saj, vet Kurti shkoi që të kërkojë…

Lajme

29/09/2025 08:37

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, e ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se mashtrimi i tij ka mbërritur deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tahiri tha se Kurti iu tregoi amerikanëve pse e kanë pezulluar dialogun strategjik, e që sipas saj, vet Kurti shkoi që të kërkojë lëmoshë politike në Amerikë.

“Ai iu tregoi atyre pse e kanë pezulluar dialogun strategjik, duke i ikur fajit të vet që ishte sulmi ndaj Gjykatës Kushtetuese, bllokimi i shtetit si dhe detyrimi që ta shpall kuvendin e konstituuar në shkelje të Kushtetutës vartësi tij, kryetari i kuvendit të pa konstituuar”, tha ajo.

“Kurti shkoi matej, kërkoi lëmosh politike atje në Amerikë, iu tha se e do edhe një mandat si kryeministër, ndërsa në Kosovë nuk e tha asnjëherë”, shkroi Tahiri.