Begaj takohet me Presidentin Trump: Miqësia shqiptaro-amerikane e pathyeshme

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, së bashku me zonjën e parë Armanda Begaj, zhvilloi një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe zonjën e parë Melania Trump. Takimi u shoqërua me një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë, duke reflektuar lidhjet e hershme dhe të forta ndërmjet dy vendeve,…

Lajme

27/09/2025 19:40

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, së bashku me zonjën e parë Armanda Begaj, zhvilloi një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe zonjën e parë Melania Trump.

Takimi u shoqërua me një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë, duke reflektuar lidhjet e hershme dhe të forta ndërmjet dy vendeve, shkruan vizionplus.tv.

Presidenti Begaj ndau foto në rrjrtet sociale nga ky moment, duke theksuar vlerën e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA.

“Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike,” shkroi ai në postimin e tij.