Dogana e Kosovës parandalon dy raste kontrabandimi në Jarinje

Dogana e Kosovës këtë të shtunë ka parandaluar dy raste të tentim-kontrabandës në pikën kufitare në Jarinje. Rasti i parë ka të bëjë me një kontroll të detajuar në një automjet të udhëtarëve, i drejtuar nga një shtetas i Serbisë, ku u zbuluan dhe u sekuestruan rreth 300 gram argjend të padeklaruar. Sipas doganës, malli…

Lajme

20/09/2025 14:57

Dogana e Kosovës këtë të shtunë ka parandaluar dy raste të tentim-kontrabandës në pikën kufitare në Jarinje.

Rasti i parë ka të bëjë me një kontroll të detajuar në një automjet të udhëtarëve, i drejtuar nga një shtetas i Serbisë, ku u zbuluan dhe u sekuestruan rreth 300 gram argjend të padeklaruar. Sipas doganës, malli ishte fshehur me qëllim të shmangies së detyrimeve doganore dhe futjes ilegale në tregun e Kosovës.

Në rastin e dytë, gjatë kontrollit të një automjeti tjetër, zyrtarët doganorë zbuluan sasi të konsiderueshme produktesh të qumështit, të cilat po tentohej të kontrabandoheshin pa dokumentacionin e nevojshëm shoqërues dhe pa respektuar rregullat e importit të produkteve me prejardhje shtazore.

Të gjitha mallrat janë sekuestruar dhe procedurat ligjore janë duke u ndjekur në bashkëpunim me institucionet kompetente.