Prishtinë: E rrëmbyen dhe e mbajtën në një shtëpi të pabanuar deri në mëngjes duke e rrahur – Arrestohen dy persona, i treti në arrati
Një rast i rëndë ka ndodhur në Veternik në Prishtinë, ku më 19 gusht në Policinë e Kosovës është raportuar një rrëmbim. Sipas Policisë, dy persona e kanë marrë me forcë një tjetër e kanë futur në veturë dhe e kanë dërguar në një shtëpi të pabanuar, ku e kanë mbajtur deri në mëngjes dhe…

Lajme
Një rast i rëndë ka ndodhur në Veternik në Prishtinë, ku më 19 gusht në Policinë e Kosovës është raportuar një rrëmbim.
Sipas Policisë, dy persona e kanë marrë me forcë një tjetër e kanë futur në veturë dhe e kanë dërguar në një shtëpi të pabanuar, ku e kanë mbajtur deri në mëngjes dhe ndaj tij kanë përdorur forcë fizike.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se është identifikuar edhe personi i tretë i dyshuar por që i njëjti gjendet në arrati, ndërkaq dy të tjerët janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit iu është caktuar masa e ndalimit.
Për rastin, janë bastisur katër shtëpi dhe banesa ku gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie.
“Veterrnik, Prishtinë 18.09.2025 –23:10. Me 19.09.2025 është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë marrë me forcë viktimën mashkull kosovar duke e futë në veturë, sipas viktimës e kanë dërguar në një shtëpi të pa banuar aty e kanë mbajtur deri në mëngjes si dhe ndaj tij është përdorë forcë fizike. Lidhur me rastin është identifikuar edhe personi i tretë i dyshuar i cili gjendet në arrati, po ashtu janë bastisur katër shtëpi & banesa ku gjatë kontrollit është gjetur e konfiskuar një armë gjuetie. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/