Estonia dënon shkeljen e hapësirës ajrore nga avionët luftarakë rusë
Ministria e Jashtme në Talin tha se avionët luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë, duke e dënuar ndërhyrjen si “të paturpshme”. Ajo tha se tre avionë luftarakë rusë MiG-31 “hynë në hapësirën ajrore të Estonisë pa leje dhe qëndruan atje për gjithsej 12 minuta” të premten mbi Gjirin e Finlandës, shkruan BBC. Ministria…

Bota
Ministria e Jashtme në Talin tha se avionët luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë, duke e dënuar ndërhyrjen si “të paturpshme”.
Ajo tha se tre avionë luftarakë rusë MiG-31 “hynë në hapësirën ajrore të Estonisë pa leje dhe qëndruan atje për gjithsej 12 minuta” të premten mbi Gjirin e Finlandës, shkruan BBC.
Ministria tha se thirri të ngarkuarin me punë rus “për të paraqitur një protestë”, ndërsa diplomatja e lartë e BE-së Kaja Kallas e përshkroi ndërhyrjen si “një provokim jashtëzakonisht të rrezikshëm”.
Media estoneze ka raportuar se avionëve rusë u janë fikur transponderët në hapësirën ajrore të një anëtari të NATO-s.
Ushtria ruse nuk ka komentuar publikisht për këtë çështje.
Në një deklaratë, Ministri i Jashtëm Estonez, Margus Tsahkna, tha se inkursioni i së premtes ishte “i paturpshëm”.
Ai vazhdoi duke thënë se: “Testimi gjithnjë e më i gjerë i kufijve nga Rusia dhe agresiviteti në rritje duhet të përballen me një rritje të shpejtë të presionit politik dhe ekonomik.”
Ministri estonez shtoi se Rusia kishte shkelur tashmë hapësirën ajrore të Estonisë katër herë në vitin 2025.
Tensionet janë përshkallëzuar midis aleancës ushtarake të NATO-s dhe Rusisë që kur Moska nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022.
Javën e kaluar, Polonia dhe Rumania – të dyja anëtare të NATO-s – thanë se dronët rusë shkelën hapësirën e tyre ajrore.