Rubin: S’kemi gjetur asnjë provë se drejtuesit e UÇK-së donin të ekzekutonin njerëz- mirë që s’i dëgjuam zërat e ekstremistëve
James Rubin, ish zyrtari amerikan është duke vazhduar dëshminë e tij në Hagë. Në kuadër të kësaj dëshmie atij tani i janë referuar edhe pyetje nga avokatët mbrojtës nga palët e Kadri Veselit, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqit. Ndër të tjerash Rubin u pyet nëse kjo treshe ishte e moderuar në UÇK. Avokatja mbrojtës e…

Lajme
James Rubin, ish zyrtari amerikan është duke vazhduar dëshminë e tij në Hagë.
Në kuadër të kësaj dëshmie atij tani i janë referuar edhe pyetje nga avokatët mbrojtës nga palët e Kadri Veselit, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqit.
Ndër të tjerash Rubin u pyet nëse kjo treshe ishte e moderuar në UÇK.
Avokatja mbrojtës e Jakup Krasniqit në Hagë, Venkateswari Alagendra ka pyetur Rubin për moderimin e tyre meqë rast ai u përgjigj shkurtimisht me “PO”.
Ndër të tjera ai tha se personat që ishin kundër Rambujes, sipas tij ishin të gatshëm të masakronin mijëra njerëz.
“Por nga ana tjetër kishim persona të moderuar si Thaçi e Krasniqi që ishin të gatshëm të nëshkruanin Marrëveshjen e Rambujesë. Mirë që nuk i dëgjuan fjalët e ekstremistëve”, u shpreh tutje ish-diplomati.
Ndër të tjera, Rubin thotë se nuk kanë gjetur asnjë provë se katërshja e UÇK-së, e as drejtues të tjerë të ushtrisë, donin të ekzekutonin apo të vrisnin njerëz.
“Është kënaqësi që është e vërtetë që ajo gjithmonë kam menduar se është e vërtetë se personat që ishin kundër Rambujesë, ishin të gatshëm të maskaronin e të vinin në rrezik mijëra jetë të personave të pafajshëm. Pra ishin këta persona ekstremistë, e në anën tjetër persona të moderuar si Thaçi dhe Krasniqi që dëshironin që Kosova të çlirohej pa qenë e nevojshëm të sakrifikoheshin mijëra jetë të të pafajshëm. Dhe për fat të mirë që nuk dëgjuan shumë zëra të atyre ekstremisteve”, deklaroi Rubin./Lajmi.net/