Përleshje fizike në një kafene në Gjakovë, një person theret me thikë

Një përleshje fizike e cila ka përfunduar me të lënduar, ka ndodhur sot rreth orës 11:10 në një kafene në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë. Njëri nga të përfshirët në rast, ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me thikë, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Gjakovë, Vlera Krasniqi.…

Lajme

14/09/2025 21:22

Një përleshje fizike e cila ka përfunduar me të lënduar, ka ndodhur sot rreth orës 11:10 në një kafene në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë.

Njëri nga të përfshirët në rast, ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me thikë, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Gjakovë, Vlera Krasniqi.

”Sot, më 14 shtator 2025, rreth orës 11:10, policia është njoftuar për një përleshje fizike në një kafeteri në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë, mes dy personave të rritur. Si pasojë e incidentit, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me mjet të mprehtë nga tjetri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë ndërmarrë veprimet e para hetimore”, u shpreh Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë në Gjakovë.