Rama: Drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj
Kryeministri i Shqipërisë ka kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale. Ai ka publikuar një fotografi nga protesta e sotme në Hagë, që mblodhi mijëra njerëz në një park të madh në qytetin holandez. “Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi…

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë ka kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale.
Ai ka publikuar një fotografi nga protesta e sotme në Hagë, që mblodhi mijëra njerëz në një park të madh në qytetin holandez.
“Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj
“, shkroi Edi Rama në një postim në Facebook.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Rama e mbështeti protestën edhe para nisjes së saj.
“LIRIA KA EMËR“, shkroi Rama mbi një video të publikuar, ku shihen automjete me flamuj kombëtarë dhe ata të UÇK-së në Holandë.
Duke iu referuar ish-presidentit Hashim Thaçi si “komandant”, Rama shtoi: “Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant LIRI PËR ÇLIRIMTARËT
“