Ali Ahmeti dhe Edi Rama përkrahën protestën masive në Hagë, krerët e shtetit të Kosovës nuk e thanë asnjë fjalë
Sot, në Hagë të Holandës është mbajtur protestë masive kundër padrejtësive që po bëhen gjatë gjykimit të krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët po gjykohen për krime lufte. Në këtë protestë të organizuar nga Organizatat e Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), kanë marrë pjesë rreth 10 mijë qytetarë…

Lajme
Sot, në Hagë të Holandës është mbajtur protestë masive kundër padrejtësive që po bëhen gjatë gjykimit të krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët po gjykohen për krime lufte.
Në këtë protestë të organizuar nga Organizatat e Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), kanë marrë pjesë rreth 10 mijë qytetarë të Kosovës nga e mbarë bota, të cilët i kanë falënderuar edhe vetë organizatorët.
“Falënderim i veçantë për mërgimtarët, luftëtarët, qytetarët dhe mediat që morën pjesë në protestën e sotme të organizuar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. Mesazhi ynë i përbashkët ishte i qartë: Jo në emrin tim”, ka shkruar OVL-UÇK.