Rama: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së, dënohet krejt Kosova
Në “Speciale” , në një lidhje direkte nga Haga, ka folur ish-gjenerali UÇK-së, dhe komandanti i FKS-së për vite me radhë, Rrahman Rama, i cili tha se nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së, dënohet e gjithë Kosova. Rama tha se e ka pritur këtë numër të pjesëmarrësve, sipas tij, për shumë arsye. “Realisht e kam pritë…

Lajme
Në “Speciale” , në një lidhje direkte nga Haga, ka folur ish-gjenerali UÇK-së, dhe komandanti i FKS-së për vite me radhë, Rrahman Rama, i cili tha se nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së, dënohet e gjithë Kosova.
Rama tha se e ka pritur këtë numër të pjesëmarrësve, sipas tij, për shumë arsye.
“Realisht e kam pritë këtë masë me qenë janë shumë arsye pse duhet të jenë dhe njerëzit e kanë kuptu që nëse ky proces nuk shkon mirë, dënohemi të gjithë. Kështu që është shumë madhështore dhe me rëndësi përkrahja. Nëse ata dënohen, dënohet e gjithë Kosova”, tha Rama për klankosova.