Kandidati i VV-së për këshilltar komunal në Drenas kërcënon gazetarin Valon Syla: Ishalla nuk zatetmi në rrugë
Kandidati i VV-së për këshilltar komunal në komune të Drenasit, Smajl Mustafa, e ka fyer dhe kërcënuar gazetarin Valon Syla. Në një koment në “Facebook”, zyrtarit të VV-së i ka penguar qëndrimi i Sylës për pezullimin e Dialogut Strategjik nga ShBA-ja. Derisa portali “Fokus Info” ka publikuar qëndrimin e gazetarit Syla, zyrtari i VV-së ka…

Lajme
Kandidati i VV-së për këshilltar komunal në komune të Drenasit, Smajl Mustafa, e ka fyer dhe kërcënuar gazetarin Valon Syla.
Në një koment në “Facebook”, zyrtarit të VV-së i ka penguar qëndrimi i Sylës për pezullimin e Dialogut Strategjik nga ShBA-ja.
Derisa portali “Fokus Info” ka publikuar qëndrimin e gazetarit Syla, zyrtari i VV-së ka fyer rend median në fjalë dhe ka kërcënuar gazetarin Valon Syla.
Në një koment pa asnjë shenjë të pikësimi dhe me gabime tjera të renda drejtshkrimore, Mustafa ka treguar se çka do të ndodhë Sylës nëse takohen në rrugë.
“Fokus Info KGB-FSB Nikollai Patrushev e BIA Vulin Gashiq Serbia Tregoi Këti Syleviçi, Birit te Kurves Ishalka Nuk Zatetmi në Rrugë Se Kemi Me Nda Poshtersin”, ka komentuar ai.