Kajtazi i ashpër me VV-në: Janë antishqiptar, urgjencë kombëtare të largohen
Analisti politik, Vehbi Kajtazi ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po kryen tradhti kombëtare. Kështu u shpreh ai mbrëmë në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, lidhur me pezullimin e dialogut strategjik ShBA-Kosovë. Ndër të tjera Kajtazi tha se është urgjencë kombëtare që Lëvizja Vetëvendosje të largohet nga pushteti. “Ky është duke kryer tradhti…

Lajme
Analisti politik, Vehbi Kajtazi ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po kryen tradhti kombëtare.
Kështu u shpreh ai mbrëmë në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, lidhur me pezullimin e dialogut strategjik ShBA-Kosovë.
Ndër të tjera Kajtazi tha se është urgjencë kombëtare që Lëvizja Vetëvendosje të largohet nga pushteti.
“Ky është duke kryer tradhti kombëtare, sepse ky njeri nuk i shërben Kosovës. Ama një fakt që Albin Kurti i shërben Kosovës? Këta janë antishqiptar, është urgjencë kombëtare që Albin Kurtin me krejt këtë strukturë kriminale me i largu, përndryshe ky vend nuk ka me pas të ardhme”, u shpreh Kajtazi.