Po rriheshin mes vete, njëri shtiu edhe me armë- detaje nga rasti i djeshëm në Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona të dyshimtë në Ferizaj. Të njëjtit ishin përleshur fizikisht mes vete me ç’rast njëri nga të dyshuarit ka shtënë disa herë me armë zjarri në ajër. Policia në vendin e ngjarjes tek të njëjtit ka gjetur dhe konfiskuar dy armë-pistoleta dhe 13 gëzhoja. Personat e dyshuar me…

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona të dyshimtë në Ferizaj.
Të njëjtit ishin përleshur fizikisht mes vete me ç’rast njëri nga të dyshuarit ka shtënë disa herë me armë zjarri në ajër.
Policia në vendin e ngjarjes tek të njëjtit ka gjetur dhe konfiskuar dy armë-pistoleta dhe 13 gëzhoja.
Personat e dyshuar me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/