Zemaj: Lëvizja Vetëvendosje po i mbron hajnat dhe keqpërdoruesit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, ka folur për situatën politike në Kosovë. Ndër të tjera, ai ka folur edhe rreth ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale ndaj ish-nënkryetarit të Mitrovicës Faruk Mujka dhe ish-drejtorit të Kadastrit Hysen Muzliukaj, të cilët dyshohen se i kanë shkaktuar dëm prej 125,100 euro Agjencisë Kosovare të…

Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, ka folur për situatën politike në Kosovë.
Ndër të tjera, ai ka folur edhe rreth ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale ndaj ish-nënkryetarit të Mitrovicës Faruk Mujka dhe ish-drejtorit të Kadastrit Hysen Muzliukaj, të cilët dyshohen se i kanë shkaktuar dëm prej 125,100 euro Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Zemaj tha se Lëvizja Vetëvendosje po i mbron hajnat.
“Është i vetmi subjekt politik që sa herë policia, prokuroria, gjykata, kanë marrë ndonjë veprim ndaj njerëzve që e kanë vjedhë buxhetin e Kosovës këta janë dal në mbrojtje të tyre, që është skandaloze”, deklaroi Zemaj në Klan Kosova.
“Këta kanë shkuar bile edhe pak më larg, duke i mbrojtur edhe eksponentë që janë marrë me trafik të drogës”, theksoi ai.