Si rrallëherë- Haxhiu as nuk tenton ta mbrojë Mujkën e Vetëvendosjes: S’kam shumë informacione

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu nuk ka dashur të deklarohet gjerë e gjatë për aktakuzën e ngritur ndaj Faruk Mujkës. Madje Haxhiu për dallim nga shumë herë të tjera, nuk tentoi as që ta mbronte Mujkën. Haxhiu tha se s’ka shumë informacione për këtë rast dhe se mediat t’i…

Lajme

10/09/2025 14:19

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu nuk ka dashur të deklarohet gjerë e gjatë për aktakuzën e ngritur ndaj Faruk Mujkës.

Madje Haxhiu për dallim nga shumë herë të tjera, nuk tentoi as që ta mbronte Mujkën.

Haxhiu tha se s’ka shumë informacione për këtë rast dhe se mediat t’i drejtohen ose Mujkës ose të presin një reagim nga VV-ja.

“U njoftova për këtë nuk kam informacione dhe nuk mund të flas për këtë, duke qenë se kjo konferencë është për një temë tjetër. Natyrisht që VV-ja do ta trajtojë këtë rast, menjëherë kam pasur qëndrime për Rozeta Hajdarin, Faton Pecin, sepse i kemi parë çështjet, lëndët. Nuk kam më shumë informacione, ose drejtohuni te Mujka, ose prisni deri të kemi informacionet”, tha ajo./Lajmi.net/