Lladrovci hap fushatën: 101 është numër që bashkon atdhetarët e të gjitha gjeneratave

Kryetari aktual i Drenasit, njëherësh kandidat edhe për një mandat, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar për hapjen e fushatës zgjedhore “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, të shtunën, në ora 20:00 në “Hajdini Palace”, Komoran. Për numrin 101, Lladrovci ka theksuar se “është numër që po merr përkrahjen pa dallim të qytetarëve krenarë, dinjitoz e me…

Lajme

10/09/2025 14:00

Kryetari aktual i Drenasit, njëherësh kandidat edhe për një mandat, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar për hapjen e fushatës zgjedhore “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, të shtunën, në ora 20:00 në “Hajdini Palace”, Komoran.

Për numrin 101, Lladrovci ka theksuar se “është numër që po merr përkrahjen pa dallim të qytetarëve krenarë, dinjitoz e me integritet të komunës së Drenasit”.

Ftesa e plotë e Lladrovcit:

Ftesë për pjesëmarrje në hapjen e fushatës “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”

Falënderoj qytetarët, grupet e qytetarëve nga lagjet e fshatrat e komunës tonë, për mikpritjen dhe përkrahjen e madhe që më ofruan dhe po ma ofrojnë në takimet parazgjedhore që nga dita e krijimit të Iniciativës qytetare “Për Drenasin Kampion”. Falënderoj gjithashtu miqtë dhe dashamirët përtej kufijve lokal të cilët më japin përkrahje duke besuar fort në rrugën time të nderit.

Ftoj qytetarët e komunës së Drenasit, të jenë të pranishëm në hapjen e fushatës zgjedhore “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, të shtunën, më 13 Shtator, në ora 20:00, në “Hajdini Palace”- Komoran. Në hapjen e fushatës, do të prezantohen edhe kandidatët nga Lista për Kuvendin e Komunës si dhe Platformën zgjedhore.

Numri 101 ofron vazhdimin e qeverisjes së mirë, transparente e llogaridhënëse, qeverisje me qytetarin, qeverisje me duar të pastra dhe zbatim të ligjit. Është numër që bashkon atdhetarët e të gjitha gjeneratave, nga familjar të dëshmorëve e martirëve, veteranë e invalidë të UÇK-së, veprimtarë, themelues e aktivistë të partisë shtetformuese e shtetndërtuese. Është numër që po merr përkrahjen pa dallim të qytetarëve krenarë, dinjitoz e me integritet të komunës së Drenasit.

Jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë, sfidat dhe mundësitë për të bërë më të mirën e mundshme për qytetarët e komunës së Drenasit, për qytetarët kampionë. Përkrahja e ofruar pa rezervë, më lehtëson dhe fuqizon, për të vazhduar për të qenë kampion i qeverisjes së mirë edhe në mandatin e ardhshëm. Vazhdojmë, +4!

101 “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”