Gjashtë shtetas të huaj gjenden në rimorkion e një kamioni në Gjilan, nis hetimi për kontrabandë me migrantë

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të kontrabandës me migrantë, pasi në rimorkion e një kamioni në Gjilan janë gjetur gjashtë shtetas të huaj. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 11:05, pasi autoritetet kanë pranuar një informatë se gjatë shkarkimit të mallrave nga një…

Lajme

26/07/2026 08:54

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të kontrabandës me migrantë, pasi në rimorkion e një kamioni në Gjilan janë gjetur gjashtë shtetas të huaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 11:05, pasi autoritetet kanë pranuar një informatë se gjatë shkarkimit të mallrave nga një kamion ishin hasur disa shtetas të huaj, shkruan lajmi.net.

“Policia ka pranuar një informatë se gjatë shkarkimit të mallrave nga një kamion në rimorkio janë hasur disa shtetas të huaj”, thuhet në raport.

Pas daljes në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë konstatuar se në rimorkio ndodheshin gjashtë persona meshkuj, shtetas të huaj.

“Të njëjtit së bashku me drejtuesin e kamionit janë sjellë në stacion ku ka qenë prezent edhe prokurori”, njofton Policia.

Pas intervistimit, shtetasve të huaj u janë lëshuar vërtetime për akomodim sipas procedurave dhe më pas janë liruar.

Ndërkaq, edhe drejtuesi i kamionit, i dyshuar në këtë rast, është liruar në procedurë të rregullt pas konsultimit me prokurorin.

“Pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është në hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/