Ferizaj: Burri dhe djali dyshohen se sulmuan gruan dhe vajzën, prangosen

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj dy anëtareve të familjes. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:00, shkruan lajmi.net. “Viktima dhe vajza e saj dyshohet se janë sulmuar nga bashkëshorti dhe djali”, thuhet në raportin e Policisë. Pas incidentit, të…

Lajme

26/07/2026 08:49

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj dy anëtareve të familjes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:00, shkruan lajmi.net.

“Viktima dhe vajza e saj dyshohet se janë sulmuar nga bashkëshorti dhe djali”, thuhet në raportin e Policisë.

Pas incidentit, të dëmtuarat kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pas janë dërguar në strehimore.

“Viktimat pas trajtimit mjekësor janë dërguar në strehimore, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. /Lajmi.net/