Dy të arrestuar në Kllokot, një person u sulmua pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme
Dy persona janë arrestuar në Kllokot, pasi dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një qytetar, i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:40 në fshatin Mogillë, Komuna e Kllokotit, shkruan lajmi.net. “Viktima ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga dy…
Lajme
Dy persona janë arrestuar në Kllokot, pasi dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një qytetar, i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:40 në fshatin Mogillë, Komuna e Kllokotit, shkruan lajmi.net.
“Viktima ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.
Sipas Policisë, incidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme që viktima kishte me njërin prej të dyshuarve.
“Incidenti sipas dyshohet se ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme që kishte viktima me njërin prej të dyshuarve”, njofton Policia.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa pas arrestimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/