Kuvendi i pakonstituuar, Hasani: Basha nuk mund të marrë vendime
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se Kuvendi i Kosovës, nuk mund të konsiderohet i konstituuar, pavarësisht se kryetari i zgjedhur tashmë, Dimal Basha e ka shpallur atë si të tillë. Ai në Rubikon të Klan Kosovës ka deklaruar se Basha nuk mund të marrë asnjë vendim, transmeton Klankosova.tv. “Basha është kryetar i…

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se Kuvendi i Kosovës, nuk mund të konsiderohet i konstituuar, pavarësisht se kryetari i zgjedhur tashmë, Dimal Basha e ka shpallur atë si të tillë.
Ai në Rubikon të Klan Kosovës ka deklaruar se Basha nuk mund të marrë asnjë vendim, transmeton Klankosova.tv.
“Basha është kryetar i kuvendit të pakonstituuar. Sepse gjendja është kjo, ai nuk mund të marrë asnjë vendim. Si kryetar i ka vetëm ato që i ka me Kushtetutë aty e ka të qartë autorizimet administrative, mund të pret edhe delegacione”.
“E që nuk është rasti i njëjtë me kryeministrin, siç edhe e kam thënë prej ditës së parë, nëse je kryeministër në detyrë nuk të presin kafeve por të presin në zyre. Mospritja e zyrtarëve të shteteve mike dhe strukturave euroatlantike e ka kuptimin që nuk je kryeministër por je uzurpator, deklaroi Hasani.