Brahimaj kërkon falje për votën ndaj Bashës: Po ta dija për punimin kundër UÇK-së, nuk do ta votoja kurrë

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se gabimi më i madh i tij në Kuvend ka qenë vota që i dha Dimal Bashës për kryeparlamentar. Ai ka kërkuar falje publikisht për këtë vendim, duke thënë se nuk do ta kishte votuar kurrë nëse do ta dinte se Basha është bashkëautor i një punimi që…

Lajme

09/09/2025 08:57

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se gabimi më i madh i tij në Kuvend ka qenë vota që i dha Dimal Bashës për kryeparlamentar.

Ai ka kërkuar falje publikisht për këtë vendim, duke thënë se nuk do ta kishte votuar kurrë nëse do ta dinte se Basha është bashkëautor i një punimi që flet kundër UÇK-së.

“Në jetën tonë duhet të dimë e të mësohemi, të pranojmë gabimet dhe të kërkojmë falje”, tha Brahimaj në intervistën e tij në RTV Dukagjini.

Ai u shpreh se në vitin 2012 kishte qenë në Hagë dhe nuk kishte pasur asnjë informacion lidhur me këtë çështje.