Shukri Buja: Do të ndërtojmë Stacionin modern të Autobusëve dhe do të ketë linja të reja urbane
Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka premtuar ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në vendin ku aktualisht gjendet ish-Stacioni i vjetër i qytetit. Ai tha se ky objekt është i harruar dhe i degraduar prej tri mandateve, por do të rikthehet në funksion si një qendër e mobilitetit urban. Sipas tij, stacioni i ri…

Lajme
Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka premtuar ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në vendin ku aktualisht gjendet ish-Stacioni i vjetër i qytetit.
Ai tha se ky objekt është i harruar dhe i degraduar prej tri mandateve, por do të rikthehet në funksion si një qendër e mobilitetit urban.
Sipas tij, stacioni i ri do të përfshijë vendparkime për autobusë, hapësira për biletari dhe administratë, byfe, market dhe restorant, si dhe informacion të qartë për linjat. Përveç kësaj, projekti parashikon parking publik, sistem me biçikleta me qira dhe infrastrukturë të qasshme për persona me aftësi të kufizuara.
“Do të riorganizojmë transportin publik me linja urbane të reja që lidhin qendrën me lagjet periferike dhe zonat ekonomike, si dhe me linja ndërurbane më efikase e komode. Ky nuk është vetëm një projekt infrastrukture, por një vizion për një Lipjan të lidhur, të organizuar dhe modern,” tha Buja.
Ai shtoi se me mbështetjen e qytetarëve, ky projekt do të bëhet realitet.