PDK për Kushtetutën e Kaçanikut: Manifestim i vendosmërisë së popullit tonë për Kosovën Republikë
Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator 1990 në Kaçanik, përtej një akti juridik, siç thuhet në postim, ishte manifestim i guximit dhe vendosmërisë së popullit tonë për Kosovën Republikë. PDK, përmes një postimi në Facebook tha se kjo Kushtetutë sshpërfaqte unifikimin qytetar kundër represionit…

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator 1990 në Kaçanik, përtej një akti juridik, siç thuhet në postim, ishte manifestim i guximit dhe vendosmërisë së popullit tonë për Kosovën Republikë.
PDK, përmes një postimi në Facebook tha se kjo Kushtetutë sshpërfaqte unifikimin qytetar kundër represionit e diskriminimit në rrethanat e atëhershme.
“Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator 1990 në Kaçanik, përtej një akti juridik, ishte manifestim i guximit dhe vendosmërisë së popullit tonë për Kosovën Republikë”.
“Kushtetuta e Kaçanikut, jo vetëm që përcaktonte bazat e shtetësisë së Kosovës, por edhe shpërfaqte unifikimin qytetar kundër represionit e diskriminimit në rrethanat e atëhershme. Mirënjohje dhe nderime për hartuesit dhe delegatët që e miratuan këtë dokument historik”, thuhet tutje në postimin e PDK-së.