Haradinaj: 26 vjet të Policisë së Kosovës, institucion shembull për vendin dhe rajonin
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 26 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, duke e vlerësuar këtë institucion si një nga arritjet më të mëdha të shtetit. “Policia e Kosovës është një nga arritjet më të mëdha të shtetit tonë, institucion ky që konsiderohet model edhe për vendet e…

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 26 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, duke e vlerësuar këtë institucion si një nga arritjet më të mëdha të shtetit.
“Policia e Kosovës është një nga arritjet më të mëdha të shtetit tonë, institucion ky që konsiderohet model edhe për vendet e rajonit,” ka shkruar Haradinaj.
Ai theksoi se në këto vite, policët e Kosovës kanë dëshmuar përkushtim dhe guxim në shërbim të qytetarëve dhe rendit publik, duke shtuar se shteti ka për obligim t’u ofrojë kushte dinjitoze, në përputhje me misionin e rëndë dhe fisnik që mbajnë.
“Mirënjohje për gjithë pjesëtarët e Policisë për shërbimin ndaj Atdheut. Me respekt e nder të veçantë i kujtojmë ata që ranë në krye të detyrës,” ka shkruar më tej Haradinaj.