Arifi për ndarjen e votimit për nënkryetarët e pakicave: Shkelje kushtetuese, skandal që ka alarmuar ndërkombëtarët

Analisti politik, Avni Arifi, ka kritikuar ndarjen e votimit për nënkryetarët e Kuvendit nga radhët e komuniteteve, duke e quajtur atë shkelje të pastër të Kushtetutës së Kosovës. Në emisionin FIVE Arifi ka thënë se kjo praktikë jo vetëm që është antidemokratike, por ka alarmuar edhe faktorët ndërkombëtarë. “Kjo çka ka bërë, edhe sepse nuk…

Lajme

03/09/2025 19:29

Analisti politik, Avni Arifi, ka kritikuar ndarjen e votimit për nënkryetarët e Kuvendit nga radhët e komuniteteve, duke e quajtur atë shkelje të pastër të Kushtetutës së Kosovës.

Në emisionin FIVE Arifi ka thënë se kjo praktikë jo vetëm që është antidemokratike, por ka alarmuar edhe faktorët ndërkombëtarë.

“Kjo çka ka bërë, edhe sepse nuk po adresohet, ndarja e votimit për nënkryetarët e minoriteteve përveç që paraqet një shkelje të pastër kushtetuese. Paraqet një skandal dhe shumë faktorë ndërkombëtar janë të alarmuar. Nuk është dashtë me nda, nuk është praktikë demokratike që partitë minoritare me votat e veta të bëhen nënkryetarë. Kushtetua jonë, ligjet e Kosovës kur janë hartuar, ideja ka qenë që partia më e madhe i voton ata. Ndarja e votimit për serbet dhe minoritet e tjera, nuk ka ndryshe të adresohet përveç si shkelje e pastër e Kushtetutës…Kjo nuk është situatë pëlqyeshme, e dimë cili është qëllimi. Nuk mundet askënd me mashtru se cili është qëllimi. Ky është sistemi jonë, kjo është Kushtetuta jonë…”, ka thënë Arifi.