Halil Matoshi: Kuvendi nuk po konstituohet – Dimal Basha ka shkelur Kushtetutën

Analisti politik Halil Matoshi ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar bllokimin institucional si një shkelje kushtetuese, që sipas tij po ndodh nën drejtimin e kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit, Dimal Basha. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Matoshi ka rikujtuar analizat dhe paralajmërimet e tij…

Lajme

26/08/2025 19:03

Analisti politik Halil Matoshi ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar bllokimin institucional si një shkelje kushtetuese, që sipas tij po ndodh nën drejtimin e kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit, Dimal Basha.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Matoshi ka rikujtuar analizat dhe paralajmërimet e tij të mëhershme, ku kishte ngritur shqetësime mbi interpretimin selektiv të kushtetutshmërisë dhe, siç thotë ai, kapjen politike të institucioneve nga Lëvizja Vetëvendosje, transmeton lajmi.net

“Detyrimi që Kuvendi të konstituohet për 30 ditë duket që është një saktësim i ‘kohës së arsyeshme’ nga verdikti i vitit 2014, por Gjykata Kushtetuese nuk ka mjete detyruese që t’i imponojë deputetëve etikë e përgjegjësi politike,” shkruan Matoshi. Ai shton se Vetëvendosje ende ka mekanizma bllokues, duke përmendur mosvotimin e nënkryetarit nga Lista Serbe si një prej tyre.

Më tej, ai akuzon kryeministrin Albin Kurti për qasje populiste ndaj Listës Serbe dhe instrumentalizim të çështjes për qëllime politike.

“Kurti akuzon sërish ‘tjerët’ për kolaboracionizëm me Listën Serbe dhe stigmatizon gjyqësorin. Në Kuvend, VV nuk e voton nënkryetarin e kësaj liste (që është qëllimi fill e për pe i kësaj beteje!?) dhe Kuvendi nuk konstituohet!”, tha ai.

Matoshi përmbyll reagimin me një thirrje për reflektim, duke rikujtuar se Kosova është “nën sulm të klasës politike” dhe se situata aktuale po e çon vendin drejt një krize institucionale të rrezikshme.

Postimi i plotë: 

Kuvendi nuk konstituohet – Basha shkel Kushtetutën!
1.
Në analizën “Kurti e ka marrë shtetin peng – pra nuk e njeh verdiktin e Gjykatës Kushtetuese!?” të datës 27 qërshor, 2025 kam shkru, paragrafi 4.:
“Sëkatërti, detyrimi që Kuvendi të konstituohet për 30-ditë duket që âsht nji saktësim i “kohës së arsyeshme” nga verdikti i vitit 2014, porse Gjykata Kushtetuese nuk ka mjete detyrimi në dispozicion që deputetët i detyron të veprojnë me etikë dhe përgjegjësi politike. Në këtë aspekt Lëvizja Vetëvendosje ka ende mekanizma bllokues (interpretimi simas rezonit të vet bllokues i verdiktit, moszgjedhja e Nënkryetarëve dhe posaçëm atij të Listës Serbe, si kategori kushtetuese;) Pika 131 e ajtgjykimit.”
2.
Kurse në shkrimin “Ndalne me forcën e ligjit Listën Serbe – jo me politika populliste!” të datës 23 gusht, 2025 poashtu e kam ekzaminu saktësisht mësymjen e Kurtit, në parageafin 6.:
“E tash?
PZAP (sikur para zgjedhjeve të shkurtit, 2025) ose në ekstrem Gjykata Supreme e urdhnon KQZnë me e certifiku Listen Serbe, sepse ashiqare duhet jo nji çantë (si ajo e Xhelal Sfeçles dje në Kuvend!?) por nji rimorkio dëshmi para nji gjykate për të kundërten!
Kurti akuzon sërish “tjerët” për kolaboracionizëm me Listën Serbe dhe stigmatizon gjyqsorin.
Në Kuvend VV nuk e voton nënkryetarin e kësaj liste (që âsht qëllimi fill e për pé i kësaj beteje!?) dhe Kuvendi nuk konstituohet! (…)”
PS
Pos këtyne shkrimeve e kam paralajmnu moti në Politiko dhe Adresa në Kanal 10.
Kush e mânë mèn, mirë, kush jo, t’i grahë me situatë revolucionare!?
Kosova ahtisaariane âsht nën sulm të klasës politike!/lajmi.net/