Arrestohet një person për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë

Prokuroria Speciale ka njoftuar se është arrestuar person, i dyshuar për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se janë zhvilluar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur prova materiale që vërtetojnë veprimet inkriminuese të të dyshuarit. “Nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë…

Lajme

24/08/2025 12:06

Prokuroria Speciale ka njoftuar se është arrestuar person, i dyshuar për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se janë zhvilluar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur prova materiale që vërtetojnë veprimet inkriminuese të të dyshuarit.

“Nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet L. M. Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, hetuesit policorë kanë arrestuar të dyshuarin në komunën e Zveçanit”.

“L. M. dyshohet për veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar”.

“Me autorizim të prokurorit, janë zhvilluar bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur prova materiale që vërtetojnë veprimet inkriminuese të të dyshuarit. Brenda afatit të përcaktuar ligjor, ndaj L. M. do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet tutje në njoftim.