Uran Ismaili takon pensionistët: Më shumë trotuare të reja dhe hapësira për të moshuarit

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është takuar me një grup pensionistësh të kryeqytetit, me të cilët ka biseduar për gjendjen e tyre, ankesat dhe për mënyren se si po trajtohen nga qeverisja aktuale. Gjatë takimit, Ismaili ka theksuar se pensionistët, të cilët i ka quajtur “gjenerata e artë që e kanë ngritur Prishtinën…

Lajme

23/08/2025 17:00

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është takuar me një grup pensionistësh të kryeqytetit, me të cilët ka biseduar për gjendjen e tyre, ankesat dhe për mënyren se si po trajtohen nga qeverisja aktuale.

Gjatë takimit, Ismaili ka theksuar se pensionistët, të cilët i ka quajtur “gjenerata e artë që e kanë ngritur Prishtinën me punë e sakrificë”, meritojnë trajtim dinjitoz dhe kushte më të mira jetese. Ai premtoi disa masa konkrete që do të ndërmerren në qeverisjen e tij, duke përfshirë lëvizjen falas me autobusë, qasje prioritare në shërbime komunale dhe shëndetësore, hapësira të dedikuara për jetë komunitare si dhe rrugë të ndriçuara me trotuare të sigurta.

Postimi i plotë i Ismailit:

“Momente nga bashkëbisedimi ynë me gjeneratën e artë që e ka ngritur Prishtinën me punë e sakrificë – pensionistët e qytetit.

Në qeverisjen time, ju që e keni ndërtuar këtë qytet do ta keni respektin që ju takon!

Lëvizje me autobus falas.
Qasje prioritare në shërbime komunale e shëndetësore.
Hapësira të dedikuara për jetë komunitare.
Rrugë të ndriçuara me trotuare të sigurta.

Bashkë do ta bëjmë Prishtinën qytet për të gjithë! #KohaPerPrishtinen ➡️”