Situata me zjarret në Podujevë, shefi i Brigadës së Zjarrfikësve, Ajvazi: Kemi nevojë për staf
Komuna e Podujevës ditë më parë u përballë me zjarre të shumta. Zjarri kishte përfshirë disa vatra në fshatin Pakashticë, Metehia dhe Repa si dhe vende tjera. Milaim Ajvazi, shef i Brigadës së Zjarrfikësve në Podujevë, tha ekipi i zjarrfikësve ishte angazhuar maksimalisht për shuarjen e zjarreve. Ajvazi tha se kanë nevojë për staf si…

Lajme
Komuna e Podujevës ditë më parë u përballë me zjarre të shumta. Zjarri kishte përfshirë disa vatra në fshatin Pakashticë, Metehia dhe Repa si dhe vende tjera.
Milaim Ajvazi, shef i Brigadës së Zjarrfikësve në Podujevë, tha ekipi i zjarrfikësve ishte angazhuar maksimalisht për shuarjen e zjarreve.
Ajvazi tha se kanë nevojë për staf si dhe për automjete.
“Së pari kemi nevojë për staf si dhe për automjete”, u shpreh ai.
Ndryshe, gjatë periudhës 11-15 gusht zjarr kishte në malet në Merdar, ku edhe gjendet pikëkalimi kufitar me Serbinë.
Kjo kishte bërë që të ketë një takim ndërmjet zjarrfikësve të Kosovës dhe Serbisë.
Ajvazi tha se në takimin që kanë mbajtur në pikën kufitare me zjarrfikësit serb kanë biseduar për kushtet e punës dhe natyrën e punës.
Ai tha se ka pasur bashkëpunim për shuarjen e zjarreve.