Moscertifikimi i Listës Serbe | Krasniqi: VV-ja këtë telenovelë e provoi edhe më parë, por i dështoi
Opinionisti Albert Krasniqi ka thënë se me moscertfikimin e Listës Serbe, Lëvizja Vetëvendosje ka për qëllim që të vazhdojë “një lloj telenovele”. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se LVV-ja të njëjtën mënyrë ishte munduar edhe më parë ta praktikonte, por nuk funksinoi, sipas tij, edhe këtë herë do të jetë i njëjti…

Lajme
Opinionisti Albert Krasniqi ka thënë se me moscertfikimin e Listës Serbe, Lëvizja Vetëvendosje ka për qëllim që të vazhdojë “një lloj telenovele”.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se LVV-ja të njëjtën mënyrë ishte munduar edhe më parë ta praktikonte, por nuk funksinoi, sipas tij, edhe këtë herë do të jetë i njëjti rezultat.
“VV këtë metodë “kinse për moscertifikimin e Listës Serbe” e ka provuar edhe më herët por i ka dështuar. Çfarë ka bërë ndryshe këtë herë që të funksionojë? Asgjë!“.
“Sepse nuk është as qëllimi të ndalohet realisht pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhje, por thjesht të ushqejë emocionet e përkrahësve të vet përmes dramave politike. Një lloj telenovele ku skenari dihet, por publiku prapë e shikon”, ka thënë Krasniqi.