Aksidenti i rëndë në Drenas merr jetën e tretë – ndërron jetë edhe i riu 19-vjeçar
Një tjetër tragjedi ka goditur familjen Gashi nga fshati Llapushnik i Drenasit. Fatlum Gashi, 19-vjeçar, ka ndërruar jetë sonte si pasojë e plagëve të rënda të marra në një aksident trafiku që ndodhi ditë më parë. Në të njëjtin aksident, humbën jetën edhe prindërit e tij, Shemsi dhe Ajshe Gashi, duke e kthyer këtë ngjarje…

Lajme
Një tjetër tragjedi ka goditur familjen Gashi nga fshati Llapushnik i Drenasit. Fatlum Gashi, 19-vjeçar, ka ndërruar jetë sonte si pasojë e plagëve të rënda të marra në një aksident trafiku që ndodhi ditë më parë.
Në të njëjtin aksident, humbën jetën edhe prindërit e tij, Shemsi dhe Ajshe Gashi, duke e kthyer këtë ngjarje në një dramë të trefishtë për familjen dhe komunitetin, transmeton lajmi.net
Lajmi për ndarjen nga jeta të Fatlumit është pritur me pikëllim të thellë në Drenas. Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gashi, duke u uruar forcë dhe durim për ta përballuar këtë dhimbje të rëndë.
“U prehtë në paqe Fatlumi, së bashku me prindërit e tij!”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të kryetarit Lladrovci.
Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Gashi për humbjen tragjike të Fatlumit 19-vjeçar
Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, me pikëllim të thellë ka marrë lajmin e ndarjes nga jeta të të riut Fatlum Gashi nga Llapushniku, vetëm 19-vjeçar, i cili ndërroi jetë sonte pas plagëve të marra në aksidentin e rëndë që ndodhi ditë më parë.
Ky aksident tragjik mori jetën edhe të prindërve të tij, Shemsi dhe Ajshe Gashi, duke e kthyer në një dhimbje të pamasë për familjen Gashi dhe gjithë komunitetin tonë.
Kryetari Lladrovci ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gashi, duke u uruar forcë dhe durim në përballimin e kësaj tragjedie të trefishtë.
U prehtë në paqe Fatlumi, së bashku me prindërit e tij! 

Ngushëllime të sinqerta!/lajmi.net/