Nesër për herë të 56-të tentohet konstituimi i Kuvendit – Kë do ta propozoj VV-ja?

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish nesër (e premte, 22 gusht) në orën 11:00 për vazhdimin e seancës së pesëdhjetë e gjashtë, në përpjekje për të zgjedhur kryetarin e ri të Kuvendit. Kjo seancë vjen pas dështimit të zgjedhjes së kryeparlamentarit në seancën e kaluar, ku Lëvizja Vetëvendosje, si partia me më së shumti…

Lajme

21/08/2025 22:41

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish nesër (e premte, 22 gusht) në orën 11:00 për vazhdimin e seancës së pesëdhjetë e gjashtë, në përpjekje për të zgjedhur kryetarin e ri të Kuvendit.

Kjo seancë vjen pas dështimit të zgjedhjes së kryeparlamentarit në seancën e kaluar, ku Lëvizja Vetëvendosje, si partia me më së shumti deputetë, propozoi fillimisht Albulena Haxhiun dhe më pas Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit – por asnjëra prej tyre nuk mori shumicën e votave të nevojshme për t’u zgjedhurm transmeton lajmi.net

Ngërçi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka shtyrë procesin e konstituimit të plotë të institucioneve pas zgjedhjeve, duke thelluar krizën institucionale.

Sytë janë tani nga seanca e nesërme – nëse do të ketë marrëveshje politike apo dështim të radhës./lajmi.net/