Limaj i prerë, “selam” për Kurtin: Nisma ka vota për kryeparlamentarin, veç nëse ka marrëveshje politike

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka lënë të kuptohet se partia e tij mund të luajë rol kyç në zgjedhjen e kryeparlamentarit, por vetëm nëse arrihet një marrëveshje politike. Në një deklaratë për Kanal10, Limaj ka thënë qartë: “Nisma ka vota për kryeparlamentarin, veç nëse ka marrëveshje politike.”, transmeton lajmi.net Deklarata e tij vjen…

Lajme

21/08/2025 21:59

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka lënë të kuptohet se partia e tij mund të luajë rol kyç në zgjedhjen e kryeparlamentarit, por vetëm nëse arrihet një marrëveshje politike.

Në një deklaratë për Kanal10, Limaj ka thënë qartë: “Nisma ka vota për kryeparlamentarin, veç nëse ka marrëveshje politike.”, transmeton lajmi.net

Deklarata e tij vjen një ditë para seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të djeshëm për të zgjedhur kryetaren e re të Kuvendit.

Të enjten, Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar dy kandidate për këtë post – Albulena Haxhiun dhe më pas Donika Gërvallën – por asnjëra prej tyre nuk arriti të sigurojë shumicën e votave të deputetëve.

Seanca e re për konstituimin e Kuvendit është caktuar për ditën e premte, ndërsa deklarata e Limajt nënkupton se votat e Nismës mund të jenë vendimtare, nëse arrihet një koordinim ndërpartiak për zgjidhjen e ngërçit./lajmi.net/