Fatmir Limaj për moscertifikimin e Listës Serbe: Politikë ditore që do të mbyllet në PZAP
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Në një intervistë për Kanal10, Limaj e ka cilësuar këtë vendim si një veprim politik që nuk do të qëndrojë gjatë në fuqi, transmeton lajmi.net “Politikë ditore që do të…

Lajme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në një intervistë për Kanal10, Limaj e ka cilësuar këtë vendim si një veprim politik që nuk do të qëndrojë gjatë në fuqi, transmeton lajmi.net
“Politikë ditore që do të mbyllet në PZAP”, ka deklaruar shkurt Limaj.
Kujtojmë se KQZ-ja nuk ka arritur të certifikojë Listën Serbe, me dy vota pro, dy kundër dhe shtatë abstenime, duke e bërë këtë çështje objekt të trajtimit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)./lajmi.net/